106 tifozë u shoqëruan në Polici ku 8 prej tyre u arrestuan dhe 20 të tjere u proçeduan penalisht, në lidhje me sherrin e ndodhur pasditen e së marres pranë një pike karburanti në Reps të Mirdites, nga ku mbeten të lënduar 5 përsona. Sipas policisë në vijim të veprimeve procedurale për paligjshmëritë e kryera (konflikt fizik dhe dëmtim të autubusëve me të cilët udhëtonin), tifozert e ekipeve të Tiranës dhe Vllaznisë pas ndeshjes së luajtur në Kukes, u u arrestuan në flagrancë shtetasit Klejvi Xeka 20-vjeç, Klejdi Zyka 18-vjeç, Renato Markgjoni 18-vjeç, Ismail Asllani 18-vjeç, Klodian Dumi 38-vjeç, Rakip Lala 18-vjeç, Fabjon Kurti 18-vjeç dhe Frensi Shehi 20-vjeç. Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 20 tifozë të tjerë, nga të dyja ekipet.Ndërkaq, tifozët e tjerë të shoqëruar, në përfundim të veprimeve procedurale, janë lënë të lirë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkaterrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim. Përpeshja e dhushme mes tifozerive të Tiranes dhe Vllaznse ndodhi teksa po ktheheshin në qytetit respektev, pas ndeshjes se luajtuar në qytetin e Kukesit e cila përfundoj me fitoren e Tiranes me rezulatin 0 me 1.