Një sherr i rëndë ka ndodhur mes 2 vëllezërve në Fier ditën e sotme. Gjatë përplasjes njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me mjet prerës, tip kosore. 45 vjeçari i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 50 vjeç, banues në Lalar, Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur duke e dëmtuar lehtë me kosore vëllain e tij, shtetasin B. F., 45 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve“, thotë policia.
Ende nuk dihen detaje se përse ka nisur sherri mes tyre, ndërsa hetimet pritet të zbardhin ngjarjen. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.