Një përleshje e ashpër fizike ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës. Kjo teksa po fliste kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilit deputetja Ganimete Musliu i tha gënjeshtar.
Në një moment deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka gjuajtur me ujë Kurtin dhe në ato momente kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, dhe pastaj është përshkallëzuar situata.
Përplasja ka kaluar në fizike, teksa është gjuajtur me bidonë e çadra mes ministrave dhe deputetëve opozitarë.