Sherr masiv 9 persona goditen me njëri-tjetrin
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur gjatë mesnatës në Sarandë. Sipas njoftimit të Policisë, 5 persona të moshës 21 deri 40 vjeç kanë goditur me mjete të forta 4 persona banues në fshatin Vrinë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal në Sarandë. Megjithëse nuk jepen detaje për shkakun e ngjarjes, mendohet se sherri ka ardhur më motive të dobëta dhe si shkak i përdorimit të pijeve alkoolike. Policia njofton se po punon për kapjen e personave. Ndaj 5 personave rëndojnë akuzat e dhunës.