Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Kukësit pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas kanë kundërshtuar edhe punonjësit e policisë.
Blutë e Kukësit arrestuan Armir Hoxha 36 vjeç dhe Selami Ukperaj 23 vjeç. “Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi për motive të dobëta shtetasi Armir Hoxha ka kërcenuar dhe kanosur, me armë të ftohtë ( thikë), në formë hanxhari me gjatesi 70 cm, shtetasin Selami Ukperaj. Gjatë shoqërimit në Komisariat, shtetasi Selami Ukperaj, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit.Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi i shtetasit Armir Hoxha për veprat penale “ Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 279, 84 të K.Penal. Ndërsa, arrestimi i shtetasit Selami Ukperaj, u bë për veprën penale “Kundërshtimi ipunonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236/2 i K.Penal”, sqaroi policia. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.