Tre të rinj janë plagosur me kaçavidë nga një 29-vjeçar për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur në Fier dhe policia thotë se një prej të plagosurve ka marrë plagë të rënda. Në pranga u vu Reni Hasanaj, 29 vjeç, banues në lagjen 8 Shkurti, Ballsh.(I dënuar më parë për “Vjedhje”).
Policia sqaron se: “Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në afërsi të spitalit të qytetit, për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me kaçavidë shtetasin K.K, 20 vjeç, banues në Ballsh, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën, si dhe ka plagosur lehtë shtetasit A.A, 25 vjeç, dhe K.A, 23 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Belishovë, Mallakastër, të cilët morën mjekim në spital dhe janë larguar për në banesë.” Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.