Sherr me thika, arrestohet i moshuari

Një tjetër sherr me armë ka ndodhur këtë herë në fshatin Pilur të Himarës. Burime nga Policia e Vlorës thonë se kanë arrestuar një të moshuar i cili ka plagosur me thikë një 57-vjeçar. Pas një telefonate e cila ka ardhur në sallën Operative të Komisariatit të Himarës, lidhur me një konflikt në fshatin Pilur midis dy personave, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar konfliktin i cili mund të përshkallëzohej deri në vrasje. Në vendngjarje shërbimet policore kanë konstatuar Jani Krekun i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur si edhe ka goditur me mjete të ftohta prerëse-shpuese (thikë), në tentativë për ta vrarë 57-vjeçarin me inicialet V. L., i cili aktualisht gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Jani Kreku, 72 vjeç, banues në Pilur, Vlorë. Dosja i ka kaluar Prokurorisë për veprat penale ‘vrasje me dashje e mbetur në tentativë’, dhe ‘prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta’.

Artikulli paraprakSHQIPTARIT I GJENDEN 15 KILOGRAMË HEROINË
Artikulli tjetërDROGE, PËRLESHJE DHE PLAGOSJE NË QENDËR TË TIRANËS, PRANGOSET I RIU