Dy punonjës të një biznesi privat të shërbimit të sigurisë fizike (SH.P.S.F) janë konfliktuar pasditen e sotme me thika, ndërsa dy të kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45 në rrugën dytësore Tiranë –Vorë në ambientet e biznesit privat.
Dy punonjësit A. K. 59 vjeç dhe A. V. 50 vjeç pas sherrit kanë përdorur thika. Për pasojë të dy personat e mësipërm kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital, ku aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme.