Sherr me thika në lokal mes të rinjve, plagoset 17-vjeçari
Dy të rinj janë përfshirë në një sherr me thika në një lokal në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kala”. Sipas policisë nga konflikti është dëmtuar shtetasi G.B, 17 vjeç banues në Elbasan i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Të rinjtë janë nxënës të gjimnazit “Dhaskal Todri” dhe janë konfliktuar sapo kanë dalë nga një lokal. Autori i plagosjes së 17 vjeçari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor dhe policia po punojnë për sqarimin e rrethanave te ngjarjes.