Sherr me thika, një i plagosur
Një sherr ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Sarandës. Ngjarja mësohet se në hyrje të qytetit të Sarandës, pranë një hoteli. Sipas policisë, rreth orës 15:30, pas një konflikti për motive të dobëta midis dy personave ka mbetur i plagosur me mjet prerës 26-vjeçari me inicialet Xh. H., banues në Sarandë. Dyshohet se i dëmtuari është plagosur me mjet prerës “thikë” në krahun e djathtë dhe ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, të riun me inicialeve A. A. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit të dyshuar.