Një sherr mes të rinjve ka ndodhur në Elbasan ku një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur. Ndërkohë që janë arrestuar dy adoleshentëe 16-17 vjeç.

Tre të rinjtë ishin banues të fshatit Kaçivel, teksa dyshohet se sherri ka nisur për motive të dobëta.

Në njoftimin e policisë së Elbasnait thuhet: Specialistët Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit bene arristimin në flagrancë te shtetasve: E.L 17 vjeç dhe R.L 16 vjeç, banues në fshatin Kaçivel Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Kaçivel, për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë, shtetasin M.E, 19 vjeç, banues në fshatin Kaçivel, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

Artikulli paraprakE ZË VAGONI I KROMIT, PLAGOSET RËNDË MINATORI
Artikulli tjetërBIE NË KONTAKT MË KORENTIN VDES 35 VJEÇARI