Sherr me thika, plagoset elektricisti

Një plagosje me thikë me ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kotë dhe i plagosuri është një elektricist. Rreth orës 19:20, në fshatin Kotë, Vlorë, pranë vendit të quajtur “Pularia”, pas një konflikti fizik, ka mbetur i plagosur me mjet thikë 50-vjeçari me inicialet D. M., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore. Burimet thanë se i plagosuri është me profesion elektricist. Policia ka bërë të mundur shoqërimin e dy personave shtetasve si autorë të dyshuar. Po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakSEZONI TURISTIK, A ËSHTË GATI SHKODRA?!
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 01.05.2017