Problemet nga azilkërkuesit vazhdojnë të jenë shqetësuese.

Gjatë një përleshje me thika në Pulheim të Gjermanisë, ka rezultuar fatale për jetën e një azilkërkuesi shqiptar, 26 vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme rreth orës 20.40. Kur dy banorë panë një person të plagosur në rrugë, thirrën menjëherë ambulancën mjekësore, por pa sukses për të shpëtuar jetën e tij. Sipas informacioneve paraprake ai është përleshur me një azilkërkues tjetër nga kampi ku kanë banuar sëbashku, ku më pas ajo eskaloi duke u plagosur për vdekje. Policia e Këlnit ka ngritur një procedurë shqyrtimi për vrasjen në fjalë. Vrasësi momentalisht është në arrati, ndërsa nuk besohet se ajo të ketë ardhur si rast i motivuar politik ose urrejtje ndaj të huajve.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakKONVIKTI “SAFET SPAHIU” ASNJË RIKONSTRUKSION
Artikulli tjetërDREJTORIA E POLICISË SHKODËR, NJOFTIM PËR SHTYP