Tre shtetas janë konfliktuar mes tyre në ambjentet e urgjencës së Spitalit Pediatrik në QSUT.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.20. Policia thotë se “nga veprimet paraprake ka rezultuar se brenda ambjenteve të spitalit kishte patur një konflikt midis 3 prindërve qe prisnin ne rradhe per te vizituar fëmijët”.
Njëri prej tyre është punonjës i nje policie private konkretisht shtetasi A.C. Ata jane shoqeruar ne Komisariat per sqarimin e rrethanave. Ne deklarime dy shtetasit A.Sh. dhe D.F, pretendojnë se polici privat u ka treguar armën që mbante me vete.