Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Bilishtit.
Ngjarja është regjistruar në qendër të qytetit, ku 45-vjeçari Erjon Çollaku ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Korçës.
Policia ka identifikuar autorin, A.O, rreth 50 vjeç, dhe po punon për kapjen e tij. Shkak për ngjarjen mësohet se ka qenë një konflikt për motive banale mes Çollakut dhe autorit të plagosjes.
Njoftimi i Policisë:Devoll :Informacion paraprak.
Më datë 03.05.2018, rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në një lokal në Bilisht, shtetasi A.O, rreth 50 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.C. rreth 45 vjeç, të dy banues në Bilisht.
Ky i fundit aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e tij.