NGJARJA NË ORËT E PARA TË MËNGJESIT, POLICIA PO BËN ZBARDHJEN E NGJARJES. Një sherr mes pronarëve të një lokali dhe një grupi klientësh që po qëndronin aty ka çuar në një plagosje me armë. Gjatë orëve të para të mëngjesit në një lokal në lagjen “3 heronjtë” pronarët e lokalit dhe klientit që ishin aty kanë krijuar një sherr mes tyre çka ka bërë që dy shtetas të mbesin të plagosur.

Kështu policia përmes komunikatës të shpërndarë për shtyp bën me dije se nga ky konflikt kanë mbetur të plagosur dy shtetasit E. Gj vjeç 24, banues në Shkodër dhe Gj. L, 26 vjeç po ashtu banues në Shkodër. Menjëherë pas marrjes së informacionit policia bën të ditur se në vendgjarje janë kryer veprimet e para përmes një grupi hetimor. Dy shtetasit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe pas ndihmës së shpejtë rezulton se janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje që çoi në plagosjen e dy shtetasve.

Artikulli paraprakKETI BAZHDARI ME RININË, NJË PARTY QË MUNGONTE
Artikulli tjetërFESTOHET DITA E LIQENIT TË SHKODRËS