Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri për motive banale mes shoferëve në Ersekë.

Mësohet se shoferi i një autobusi, shtetasi Mariglen Sardi, është përleshur me shtetasin Rei Elmasllari, i cili ishte shofer i një veture që punonte si taksi, pa licencë.

Sipas policisë, shtetasi Rei Elmasllari ka qëlluar disa herë me thikë drejtuesin e autobusit, duke e lënë të plagosur.Sherri dyshohet se ka nisur për motive banale.

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLAS KËMBËSORIN, NË GJENDJE TË RËNDË 79-VJEÇARI
Artikulli tjetërTRITOL NË OBORRIN E SHTËPISË SË XHISIELA MALOKUT DHE XHAXHAIT