Një sherr me thika mes dy të rinjve ka përfunduar me një të vdekur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta në vendin e quajtur ‘Zogu i Zi’ në qendër të qytetit të Fierit.

Sipas burimeve , dy të rinjtë rreth moshës 16-vjeç janë konfliktuar mes tyre, ndërsa nga goditja me thikë ka humbur jetën në vend Denis Vrenozi.

Policia po punon për arrestimin e autorit të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave.

Rreth 3 orë pas vrasjes me thikë të 16-vjeçarit Denis Vrenozi në Fier është vetëdorëzuar në polici autori i dyshuar.

Mësohet se është dorëzuar në polici Florian G. rreth 17 vjeç.

Artikulli paraprakI GJENDEN NË LOKAL DY GRANATA, ARRESTOHET 38-VJEÇARI
Artikulli tjetërAKSIDENT ME MOTOR NË PUKË, PLAGOSET RËNDË DREJTUESI