Një i ri është plagosur me thikë pas një sherri në plazhin e Velipojës pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45 minuta.

Sipas të dhënave të para nga spitali i Shkodrës, gjendja e të plagosurit është nën kontroll. Ai është qëlluar me thikë pas konfliktit me disa persona të tjerë.

Policia ka nisur hetimet, por ende nuk raportohet nëse ka arrestuar autorin.

Me datë 05.05.2019, rreth orës 17:50, në plazh Velipojë, ka ndodhur një plagosje me thikë
 
Menjëhere kanë shkuar forcat e policisë të Stacionit të Policisë Velipojë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasi V. L, 43 vjeç, banues në Velipojë.
 
Nga kjo ngjarje ka mbetur i dëmtuar shtetasi A. N. 62 vjeç, banues në Velipojë, i cili po dërgohet në Spitalin Rajonal Shkodër
 
Po kryhen veprimet me grup herimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprak‘GJENERAL GRAMAFONI’ SHFAQET NË ITALI, 41 VITE PAS PRODHIMIT NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërPOLICIA ZBARDH NGJARJEN NE VELIPOJË KU MBETII PLAGOSUR NJE SHTETAS, ARRESTOHET AUTORI I DYSHUAR