Një 30-vjeçar ka goditur babanë më sëpatë mëngjesin e sotëm pas një sherri në familje. Sipas policisë rreth orës 08:00 në lagjen “Xhevdet Nepravishta” pas sherrit, djali Dritan Veliu goditi me sëpatë në ballë babanë e tij, Kujtim Veliu 67 vjeç.
Pasi e goditi të atin ai u largua nga shtëpia por arratia zgjati vetëm pak minuta pasi është arrestuar nga policia pas ndjekjes. Ndërkohë që 67-vjeçari i plagosur pas ndihmës së parë në spitalin e Lushnjes është transportuar në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Burime pohojnë se i moshuari kishte urdhër mbrojtje pasi i biri e dhunonte vazhdimisht, ndërsa sot e qëlloi me sëpatë në ballë duke e plagosur rëndë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.