Sherr në Fast Food, plagosen me mjete prerëse dy persona

Dy persona janë plagosur me mjete prerëse në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50 pranë gjimnazit “Aleksandër Moisiu”. Policia sqaron se: Shtetasi N.T., 41 vjeç dyshohet të jetë goditur me mjet prerës në lokalin e tij Fast Food nga shtetasi F. P., rreth 44 vjeç, i cili dyshohet të jetë me probleme mendore. Nga policia është bërë ndalimi i të dy shtetasve pasi te dy janë të goditur me mjete prerëse. I plagosuri N. T., u dërga në spitalin e Durrësit për ekzaminime të specializuara pasi nga konstatimet e para ka një goditje në pjesën e barkut me mjet prerës, ndërsa shtetasi F. P., është dërguar në spitalin e Kavajës pasi ka një të çarë në pjesën e kokës. Janë shoqëruar në ambientet e policisë Kavajë, personat e pranishëm në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e motiveve dhe shkaqeve të ngjarjes.

Artikulli paraprakDENOHEN TRE SHQIPTARET TRAFIKANTE DROGE
Artikulli tjetërSYTË NGA RESORTET, INVESTIMET QË DO TË NDRYSHOJNË BREGDETIN