Një plagosje me thikë ka ndodhur në Kolonjë. Dy personat F.M banues në Bekovë dhe F.Ç, 50 vjeç, banues në Qafëzez janë konfliktuar në ambientet e një lokali për motive të dobëta ku më pas sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së ftohtë, ku F.M ka qëlluar 50-vjeçarin F. Ç.

50-vjeçari pas ka marrë plagë të rënda nga thika, është transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës dhe është nën kujdesin intensiv të mjekëve ndërsa autori është larguar.

Ndërkohë Policia e Shtetit është vënë në ndjekje të autorit F.M si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakNGA KODI PENAL, TE LIGJET E DREJTËSISË, KONCESIONET E RRUGËVE DHE ASISTENCA, TË GJITHA LIGJET E MIRATUARA SOT NË KUVEND
Artikulli tjetërDY SHQIPTARË ARRATISEN NGA BURGU GREK, POLICIA NË ALARM PËR KAPJEN E TYRE