Një konflikt për motive të dobëta është bërë shkak për një plagosje me armë zjarri në Vlorë.
Protagonistë të kësaj ngjarjeje, sipas policisë, janë pronari i një lokali në zonën e Ujit të Ftohtë dhe një klient. Burime zyrtare sqarojnë se 51-vjeçari D.C. ka marrë një plagë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ai ndodhej në lokalin e tij, kur u përfshi në një zënkë me një klient 46 – vjeçar, me iniciale E.V.
Ngjarja në fjalë ndodhi gjatë ditës së enjte dhe policia u njoftua pasi i plagosuri shkoi në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Pas identifikimit të autorit, autoritetet e shpallën atë në kërkim dhe aktualisht po punon për kapjen e ndalimin e tij.