Një konflikt mes tre përsonave në një pikë karburanti në përgjatë superstrades Lezhë-Milot, përfundoj me plagosjen me sebnde të forta të njërit prej tyre.Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në afersi të fshatit Gajush, ku sipas policisë janë përfshirë në konflikt fizik dhe me mjete të forta, shtetasi kosovar me iniciale M. M. 37 vjeç me dy shtetas shqiptarë ( punonjës te karburanti) N. S. 61 vjeç banues në Lezhë dhe K. R. 52 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.Nga përleshja mes tyre mbeti i dëmtuar fizikisht shtetasi kosovar M. M. i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga patrulla e policisë nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesine bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten, ndërsa shtetasit N. S. dhe K. R. janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë. Gjithashtu, gjatë konfliktit mes këtyre përsonave janë dëmtuar edhe ambientet e zyrës së qëndrimit të punonjësve të karburantit si dhe automjeti i shtetasit kosovar.Policia nën drejtimin e prokurorisë së Lezhës, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij konflikti mes punonjesve të karburantit dhe shtetasit Kosovar, i cili mbeti i plagosur.