Sherri per mbeturinat u be shkak për plagosjen me thikë të 59-vjeçarit Selim Bllaca mbrëmjen e së enjtes ne zonen e Kunës në Shëngjin. Nga tërësia e veprimeve hetimore të policisë rezulton se autori dhe i plagosuri ishin banues në të njëjtin pallat, ndërsa ky i fundit ishte administrator dhe kujdesej për objektin ku ata jetonin në Shengjin gjatë stinës së verës.Sipas burimeve debati mes tyre kishte lindur që në orët e paradites të së enjtes, pasi 59-vjeçari Selim Bllaca i kishte kërkuar fqinjit të tij Hazir Berisha që të mos i hidhte mbeturinat vend e pavend.

Kjo solli debate mes dy kosovareve te cilat agravuan në orët e mbrëmjes, ku fillimisht u përplasen fizikisht me njëri tjetrin e me pas 66-vjeçari Hazir Berisha e goditi me thikë bashkëkombasin e tij Selim Bllaca.Ky i fundit u dërgua me urgjence në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku pasi mori ndihmen e parë mjekësore u trasportua për trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumes në Tiranë, pasi kishte një plage dhe në arteiren e zemres, por fatmiresisht e ka kaluar rrezikun për jeten.

Ndërsa autori i ngjarjes Hazir Berisha u prangos menjëherë nga policia dhe ndaj tij është ngritur akuza e “Plagosjes së rëndë me dashje”.
66-vjeçarit po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë në Lezhë, në pritje për tu njohur me masen e sigurisë në gjykatë.Kjo ngjarje ndodhi në pikun e sezonit turistik në Shëngjin, para syrit të shumë pushuesve, pasi zona ku ndodhi konflikti është mjaft e populluar.

Artikulli paraprakSEZONI TURISTIK SHTON NUMRIN E BIZNESEVE
Artikulli tjetërVLLAZNIA DËSHTON ME HAJDARIN