Një person është plagosur me thikë, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar në festivalin Bamboo MayFest në Ulqin.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Ulqinit. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Ulqinit ka raportuar se janë në dijeni të ngjarjes së ndodhur por nuk kanë informacion që gjatë festivalit të ketë pasur ndonjë përleshje.
Policia u shpreh se një person është dërguar në spitalin e qytetit për shkak të plagëve me thikë.
Akoma nuk dihen autorët e kësaj ngjarjeje dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.