Sherr për kullotat, çobani godet me sëpatë 18-vjeçarin

Sherri për kullotat ndërmjet çobanit Bako Zenelaj, 41 vjeç nga Velça e Vlorës me një 18-vjeçar ka degjeneruar në dhunë: Zenelaj e ka qëlluar me sëpatë të riun dhe e ka plagosur keq në dorë. Pasi ka parë që e goditi, ai e ka lënë të mbytur në gjak dhe është larguar, por jo shumë, sepse Policia e Vlorës i ka vënë prangat Bako Zenelajt. Arrestimi i tij ndodhi në fshatin Ramicë. 18-vjeçari i plagosur ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakPESË ZJARRFIKËSE PËR TË FIKUR ZJARRIN NË FUSHËN E DRUVE
Artikulli tjetërPORTIERI QËLLOHET DHE VRITET ME PISTOLETË NË KOKË