Një sherr ka ndodhur në Shkodër për shkak të një ndërtimi pa leje i cili u denoncua nga P.Th, dhe më pas ka qenë A.B, i cili e ka goditur fizikisht.

Në dhjetor të 2019 A.B, bashkë me K.B, kanë qenë të hetuar për ‘ndërtim të paligshëm’, por ditën e djeshme pikërisht A.B, ka gjetur dhe ka goditur denoncuesin P.TH, duke e bërë për spital.

Veç ndërtimit të paligjshëm, A.B, do të gjykohet dhe për veprat penale vetëgjyqësi si dhe kanosje. Ndërsa Prek Thana është në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore.

NJOFTIMI I POLICISË

Shkodër

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin P. Th., 59 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, si dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor A. B., 30 vjeç, banues në Theth, Shkodër, për veprat penale “Vetëgjyqësia” “Kanosja” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

Këta shtetas, në muajin dhjetor 2019 janë proceduar penalisht, pasi shtetasi A. B., bashkë me shtetasen K. B. (e proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”) kanë ndërtuar pa leje dhe janë denoncuar në organet e Policisë nga shtetasi P. Th. Për këtë rast janë kryer veprimet hetimore dhe janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Ditën e djeshme, shtetasi A. B. është konfliktuar fizikisht me shtetasin P. Th., për pasojë shtetasi A. B. ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Artikulli paraprak“RRETH 1.5 MLN SHQIPTARË JETOJNË NË VARFËRI DHE NË KUSHTE TË MJERUESHME” TABAKU: STATISTIKAT JANË PUBLIKUAR NGA VETË QEVERIA
Artikulli tjetërIMERAJ: JANË ARRESTUAR 31 PERSONA PËRGJEGJËS, HETIMET PO VIJOJNË