Një konflikt pronësie mes dy përsonave u shoqërua me përdorimin e sendeve të forta dhe plagosjen e njërit prej tyre.Ngjarja ndodhi në fshatin Ungrej të Lezhës dhe i plagosur mbeti shtetasi Ndrec Kola 68-vjeç.Nga goditjet me sende të forta 68-vjeçari mori disa fraktura në pjesë të ndryshme të trupit dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.Nga ambjentet e Spitalit ku po merr mjekim Ndrec Kola thotë se ka patur konflikte të vazhdueshme pronësie me bashkëfshatarin e tij, duke i kërkuar organeve të policisë që të veprojnë në lidhje me rastin.
Në lidhje me rastin Policia e Lezhës u vu menjëherë Lezhë ku u në pranga shtetasi L. P., 56 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin e tij, shtetasin Z. P., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Ungrej, Lezhë.Keta shtetas dyshohet se për shkak të konflikteve ndërmjet tyre, për motive pronësie, këta shtetas kanë kanosur shtetasit N. K., 68 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, si dhe i kanë goditur ata, me një send të fortë (lopatë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.