Sherr për rradhën në letra, adoleshenti plagos me thikë bashkëmoshatarin

Një konflikt për motive banale mes dy adoleshtentëve ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur pasditene sotme në fshatin Hajdaran të Elbasanit. Policia thotë se “rreth orës 15.00 është marrë informacion nga salla operative se në Spitalin Kirurgjik Elbasan ka shkuar një shtetas nga fshati Hajdaran i plagosur me thikë”. Menjëherë u dërguan shërbimet e policisë dhe nga veprimet hetimore paraprake konstatuan se një grup djemsh në një lokal të fshatit Hajdaran kishin qenë duke luajtur me letra. Më pas gjatë lojës shtetasi Sh.Xh 18 vjeç ka debatuar fillimisht me fjalë me shtetasin O.Y 18 vjeç, se cili prej tyre do futej në lojë dhe më pas dyshohet ta ketë goditur me grushta. Në konflikt e sipër, 18 vjeçari O.Y ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar në brinjën e djathtë 18 vjeçarin Sh.Xh. Ky i fundit ndodhet në Spitalin Kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore të Specialistëve të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, vetëm 20 minuta pas ngjarjes u bë arrestimi i të dyshuarit për plagosjen, 18 vjeçarit O.Y. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Artikulli paraprakPLAGOSJA NE BELTOJE,4 TE NDALUAR PER MOSKALLEZIM KRIMI
Artikulli tjetërDEFEKT NË SISTEMIN KOPJUTERIK, PRITJE ME ORË TË TËRA NË PORTIN E VLORËS