Një shqiptar ka mbetur i plagosur pas përleshjes së një grupi të rinjsh.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në Genova të Italisë. Skena e përleshjes është parë nga disa kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe një ambulancë. Siç raportojnë mediat italianë ishin pesë ose gjashtë të rinj të cilët u përfshinë në këtë sherr.

Ata u larguan të gjithë, ndërsa një i mitur shqiptar mbeti i plagosur duke u dërguar në spital.

Artikulli paraprakI KËRKUAR PREJ 2 VJETËSH NGA POLICIA ,ARRESTOHET
Artikulli tjetërPO KALONTE KUFIRIN NË KAPSHTICË, ARRESTOHET TRAFIKANTI I DROGËS