Një konflikt i çastit që ka degraduar deri në përdorimin e armëve është regjistruar mbrëmjen e të enjtes në zonën e Laprakës në kryeqytet.
Nga burimet mësohet se Martin Jano dhe 27 vjeçari Azojmir S. janë konfliktuar për përdorimin e biçikletës mobike, sherr për të cilin i i riu ka qëlluar një herë me armë por pa shkaktuar pasoja.
Menjëherë pas ngjarjes i riu është shpallur në kërkim, ku efektivët e policisë po punojnë për kapjen e tij.
27-vjeçari sipas policisë së Tiranës ka qenë i dënuar me pare për veprën penale të “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Nga burimet mësohet se i riu është përfshirë në një konflikt në prill të vitit 2016 me dy persona të tjerë për motive borxhi, ku gjatë arrestimit, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit tip “Pistoletë”, e markës Z-Stava, e kalibrit 7.65 mm, me 3 fishekë pa leje.
Për ngjarjen e të enjtes mbrëma policia ka sekuestruar automjetin tip volksvagen, në pronësi të 27 vjeçarit.