Sherri i ndodhur në orën 9 të mëngjesit të sotëm në një lokal pranë gjimnazit “Andon Zako Çajupi” ka nisur mes 2 mësueseve të kësaj shkolle. Fillimisht 2 mësueset e kanë nisur debatin me njëra-tjetrën në shkollë dhe kanë shkuar në lokalin aty pranë për t’u sqaruar. Mësueset janë ulur pranë shkollës dhe në debat e sipër janë përfshirë dhe persona të tjerë që dyshohet se janë të afërm të tyre. 5 personat e përfshirë në konlfikt janë në komisariatin nr 4 dhe po merren në pyetje për shkaqet e kësaj përplasje.
Një nga personat e shoqëruar është një polic ushtarak i njohur si Çim Qefalia. Policia dyshon se është pikërisht ky person që ka qëlluar.
ne perditesim