Një episod dhune është regjistruar në një familje shqiptare në Heraklion, ku babai ka dhunuar dy vajzat e tij.
Gjithçka nisi kur vajza 20-vjeçare i kërkoi babait të saj një shumë parash. Ai u përpoq t’i shpjegonte asaj se nuk kishte para, por vajza këmbënguli.
Shumë shpejt nisi grindja ku babai 54-vjeçar e goditi 20-vjeçaren dhe i shkaktoi mavijosje në sy.
Në këtë situatë në debat ka ndërhyrë edhe vajza më e vogël e familjes, 18-vjeçarja, e cila nga ana e saj ka nisur të godasë me shqelma të atin. Të gjithë përfunduan në Drejtorinë e Policisë dhe u morën në pyetje, ndërsa çështja po shqyrtohet sot në Gjykatën Autofore të Kundërvajtjeve të Heraklionit.