Një shqiptar ka mbetur I plagosur pas goditjes me armë zjarri mbrëmjen e shkuar në Pontecurone, në Itali. Alarmi u dha nga urjgenca e Tortonas ku shqiptari u dërgua I plagosur.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, I plagosuri 38 vjeç është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kishte marrë dy plagë në këmbën dhe dorën e djathtë.

Një sherr banal i ndodhur në lokalin “La Mela” mendohet të ketë qenë shkaku i plagosjes.
Konflikti ka nisur brenda ambienteve të barit, ndërsa është vazhduar edhe jashtë tij ku është përdorur edhe arma.

Hetimet për ngjarjen vazhdojnë ende, ndërsa ende nuk është bërë i ditur emri i shqiptarit të plagosur.

Artikulli paraprak“TOMI DHE XHERRI’ 80 VJEÇ, HISTORIA E KRJIMIT TË TYRE
Artikulli tjetërPRANGA TË RIUT NGA GANA NË RINAS, TENTOI TË KALOJË ME PASAPORTËN E NJË NIGERIANI