Në Vlorë plas sherri për bllokimin e makinës së parkuar, 3 të plagosur
Tre persona janë plagosur pas një konflikti me një qytetar për parkimin në Vlorë. Të plagosurit janë punonjës të shoqërisë “Tis-Park” që ka koncesionin e parkingjeve në rrugët e qytetit. Konflikti ndodhi rreth orës 10:25, në rrugën kryesore të bulevardit Vlorë-Skelë. 1- E. A., 44 vjeç, 2- F. V., 50 vjeç, 3- Ç. V., 45 vjeç Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar, shtetasin me iniciale H.D., 34 vjeç, banues në Vlorë, me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të këtij konflikti. Dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të bllokimit të gomës së mjetit të autorit të plagosjes.