Sherri për fushatën elektorale, arrestohet dhunuesi i katërt

Kapet personi i katërt i përfshirë në dhunimin e aktivistit të një subjekti politik. Sot, Specialistët e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim: Gazment Kazazi, 37 vjeç, banues në Kavajë Ai, në bashkëpunim me dy shtetas të arrestuar nga Policia e Kavajës me datë 14.06.2017, kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin A. T., me qëllim mos të angazhohej në fushatën elektorale të një subjekti politik. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesmarrësve në zgjedhje” parashikaur nga Neni 329/3 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA ISH-KANCELARI GJERMAN HELMUT KOHL
Artikulli tjetërKLERIKËT MË TË LARTË TË BOTËS, NGA PAPA TEK DALAI LAMA, BËJNË APEL