Sherri për pronën, babai plagos me thikë djalin e tij

Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet se ka goditur me thikë djalin e tij 40-vjeçar. Arrestimi i shtetasit T.T. 65 vjeç është bërë pas kallëzimit që i biri A.T. i ka bërë në polici. Mësohet 40-vjeçari ka deklaruar në polici se babai i tij përfshihet vazhdimisht në konflikt fizik me të për motive pronësie dhe ditën e djeshme dyshohet se 65-vjeçari e ka goditur me mjet prerës “thikë” duke i shkaktuar një dëmtim të lehtë në këmbë. Ai është dërguar në spital, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakFORCAT IRAKIANE NISIN OFENSIVË TË RE NË MOSUL
Artikulli tjetërSHQIPTARI KAPET ME 16 KG KANABIS NGA SHQIPËRIA, GREKU ME 126 KG