NGJARJA NË FSHATIN KIR TË DUKAGJINIT, DJALI QËLLON NËNËN .

 

Zbardhen detaje të reja të grindjes mes vëllezërve Qershia në fshatin Kirë të komunës Pult, ditën e djeshme që çoi në plagosjen me armë të dy vëllezërve si dhe nënës së tyre e cila kishte ndërhyrë për të sheshuar sherrin mes tyre.
 
Sipas policisë konflikti mes Kol Qershisë 25 vjeç dhe vëllait të tij Martinit 19 vjeç ka ndodhur për motive pronësie, ndërsa është përshkallëzuar ku 25 vjeçari me armë zjarri ka plagosur vëllanë dhe nënë Lina Qershia 57 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Shkodër në gjëndje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.
 
Sherri në familje nuk përfundon këtu, pasi djali tjetër i familjes Mirash Qershia 23 vjeç, ka ndërhyrë në momentin e konfliktit duke i marrë armën vëllait Kol Qershia, dhe ka qëlluar në drejtim të tij, duke e plagosur por gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.
 
Menjëherë pas krimit, 23 vjeçari është larguar nga, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia, dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërkohë materialet në ngarkim i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme penale. 

Artikulli paraprakTË DIPLOMUAR PA NJË PUNË!
Artikulli tjetërKRIMI NË FAMILJE, SHKODRANËT TË TMERRUAR ( Video )