Këtë të shtunë Vllaznia B do të luaj në transfertë ndaj skuadrës së Erzenit ndeshje kjo e vlefshme për javën e tetë të kategorisë së parë.

Ekipi i kuqebluve do të udhëtojnë drejtë Shijakut ku në këtë ndeshje pjesë e ekipit do të jetë edhe portiere i ekipit të parë të Vllaznisë Alen Sherri i cili shpjegon se ai i është bashkuar skuadrës së dytë vetëm për këtë ndeshje. Ndërkohë në këtë takim atmosfera brënda ekipit është mjaft e mirë ku synimi i tyre është të arrihet fitorja edhe pse skuadra e Erzenit në këtë kampionat është një ndër më të mirat për momentin.

Në këtë ndeshje skuadra e Vllaznia B shkon pa mungesa lojtarësh në Shijak e me këtë kontigjent pritet që “Vllaznia B” të bëjë një paraqitje dinjitoze në fushë dhe të synojë fitoren ndaj një skuadre të fortë si Erzeni.

Artikulli paraprakKONCERTI “TINGUJ KITARRE “
Artikulli tjetërVLLAZNIA VOLEJ, NË OBJEKTIV JANË FITORET