Partia Radikale Serbe ka paralajmëruar se do të mbajë një tubim në veri të Mitrovicës.
E përveç kësaj, mediat serbe shkruajnë se i pranishëm do të jetë edhe lideri i kësaj partie, Vojisllav Sheshel. Sheshel, sipas “Kurir”, do të mbajë edhe një fjalim para qytetarëve të Mitrovicës në veri. Partia Radikale Serbe ka paralajmëruar se tubimi do të fillojë në orën 12:00. Por nga ana tjetër autoritetet në Prishtinë kanë paralajmëruar se nëse lideri i radikalëve serb futet në territorin e Kosovës, ai do të arrestohet. Paralajmërimi ka ardhur nga Petrit Selimi, që tani pas largimit të Hashim Thaçit, drejton Ministrinë e Jashtme në Kosovë. “Ministria e Punëve të Jashtme nuk e ka lejuar vizitën e tij, tani u takon organeve të rendit të veprojnë kundër kalimeve ilegale të kufirit”, ka thënë Selimi. Autoritetet në Kosovë e ka shpallur Sheshelin person “non grata”.