Këshilli bashkiak i Shkodrës vendosi që të heq nga rendi i ditës emërtimin e sheshit përpara stadiumit “Loro Boriçi” me emrin “Ramazan Rragami” dhe ndryshimin e rrugës nga “Dasho Shkreli” me emrin “Zamir Shpuza”. Propozimi erdhi nga këshilltari Arbis Vjerdha me idenë që emërtimet e rrugëve të sillen të gjitha bashkë.

Heqja nga rendi i ditës për emërtimin e sheshit përpara stadiumit “Loro Boriçi” me emrin “Ramazan Rragami” për drejtorin e sporteve në bashkinë Shkodër Alban Hasani është e papranueshme duke dhënë edhe arsyet e tij.

Në ceremoninë e një vjetorit të ndarjes nga jeta të Ramazan Rragamit pak ditë më parë kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia propozoi emërtimin e sheshit përpara stadiumit “Loro Boriçi” me emrin e kësaj figure të madhe të sportit shqiptar si shenjë nderimi për kontributin e tij të madh. Këshilli bashkiak e hoqi nga rendi i ditës duke kërkuar që të sillet me gjithë emërtesat e kërkuara për rrugë të tjera.

 

Artikulli paraprakNIS FESTIVALI I TEATRIT MES SHKOLLAVE TË SHKODRËS
Artikulli tjetërANËTAR I KRYESISË SË PD SHKODËR ERVIN GJINI: SHQIPTARËT DO T’JA JAPIN PËRGJIGJEN E MERITUAR KËSAJ SHPURE ME 14 MAJ