INVESTIMI I KRYER DISA VITE MË PARË LA NË HARRESË EDHE PJESË TË TJERA .

 

Shetitorja e Molos prane ures se bunes ne Shkoder e ndertuar disa vite me pare, dha sinjalin pozitiv per tjetersimin e kesaj zone, nje nga pikat karakteristike te qytetit te Shkodres,  qe simbolizon kete qytet . Megjithate, ajo cfare shfaqet sot ne kete pjese te qytetit le shume per te deshiruar.
Sapo kalon uren e bunes, te shfaqen perpara syve, grumbuj me dhera dhe inerte, mbeturina dhe nje imazh aspak pozitiv, cka te ngjan me nje vend te sapo dale nga lufta.
Pervec pastrimit te kesaj zone, inisitive kryersish private dhe ojf-ve te ndryshme, askush nuk eshte kujtuar edhe per kete pjese te ketij qytetit, duke na shfaqur perpara syve nje pamje bardh e zi. Nese ne pjesen perpara ures se bunes, shihet nje ambjent I rikonstruktuar, ne anen tjeter gjithcka eshte gri, duke paraqitur nje imazh negativ edhe per turistet te cilet nuk jane te pakte ne Shkoder.
Perpara disa vitesh, nga ana e bashkise u hartua nje projekt per rikonstruksionin e plote te kesaj zone, dhe kthimin ne identitet edhe te molos se ures se bunes, dhe krijimin e pikes kufitare te linjes se tragete Shkoder Vir Pazar, por gjithcka u la ne harrese, duke lene ne menshire te fatit, pikerisht nje nga zonat me te vjetra te ketij qyteti qe sa I takon resurseve ka shume te tilla, por njerezit qe kujdesen per te jane .

Artikulli paraprakENDE I PAQARTË FATI I “SKENËS VERORE”
Artikulli tjetërVLLAZNIA, DY ANËT E MEDALJES SË KËSHILLIT BASHKIAK