Moti keq me reshje shiu dhe stuhi, ka rikthyer frikshem fenomenin eroziv në zonën e Kunës në Shëngjin.Dallget e detit kanë arritur deri në rrugën kryesore, duke dëmtuar në disa vende shëtitoren e cila është ndërtuar 2 vite më parë me financim të biznesit vendas.

Situata e krijuar konsiderohet tejet alarmante nga Eksperti i Mjedisit Jak Gjini, sipas të cilit erozioni është bërë më agresiv dhe po kërcenon seriozisht zonen e banuar.

Si zgjidhje për frenimin e këtij fenomeni mjaft të frikshem, i cili sipas përllogaritjeve deti po avancon çdo vit 2.5 meter në drejtim të tokës, shihet ndërtimi i dallgëkthyesve.

Alarmi për erozionin detar në zonën e Kunës në Shëngjin është dhënë prej vitesh, por asnjë masë nuk është marrë për të ndaluar avancimin e detit drejt tokës, që po rrezikon seriozisht ekzistencën e kësaj zone turistike

 

Artikulli paraprakPËRMBYTJET NË LEZHË, 350 HEKTARË ENDE NËN UJË
Artikulli tjetërMINISTRAT E BE DISKUTOJNË PËR SITUATËN NË MAL TË ZI, RREZIKOHET PROCESI I …