Problemeve të kësaj shetitoreje, u shtohet mungesa e ndriçimit.
U ndërtua rreth katër vite më parë me një fond të veçante nga Bashkia e Shkodrës, por që pas përfundimit të punimeve ka qënë gjithmonë objekt i kronikave televizive për problemet që janë shfaqur në të. Bëhet fjalë për njërën prej zonave më të frekuentuara të qytetit, pikërisht për shetitoren tek Ura e Bunës. Përveç mbeturinave dhe grumbujve të zhavorit që pengojnë pamjen mrekullueshme që të ofron kjo pjesë e qytetit, tashmë është shfaqur edhe një problem tjetër shqetësues. Pjesa më e madhe e kësaj pedonaleje vuan mungesën totale të ndriçimit, duke vështirësuar kalimin në të sidomos gjatë mbrëmjes. Kalimtarë dhe frekuentues të kësaj shetitoreje shprehen të shqetësuar për mungesën e ndriçimit duke bërë thirrje që të merren masa pasi përveç vështirësisë në lëvizje, mund të kthehet edhe në një zonë të rrezikshme. Kamera e Star Plus largohet nga kjo shetitore me shpresën që kornika ardhshme, të jetë ajo e rregullimit përfundimtar të kësaj situate.
/ Star Plus TV /