Studente te universitetit te Shkodres jane bere pjese e nje aktiviteti mbi temen e kohes se renies se komunizmit ne vendet e ballkanit.Pjese kryesore ishte shfaqja e nje filmi-dokumentar per ngjarjet e vitit 1989 ne shtetin e hungarise, kohe kur vendi i tyre pergatitej per formimin e nje qeverie te re pas regjimit.

Koordinatori I institutit shqiptar i medias Agim Doksani nenvizon se Shkodra eshte qyteti i duhur per te shfaqur kete film pasi eshte vendi ku u dha shkendija e pare e rrezimit te diktatures. I pyetur per nje krahasim tranzicioni me shqiperine, Doksani shprehet se zhvillimet ne Hungari ishin disi me te lehta ndersa nenvizon se gjurmet e sistemit komunist serish verehen. Ka qene te qarta mesazhet qe percolli koordinatori Agim Doksani gjate ketij prezantimi te filmit i cili vinte si bashkpunim I insitutit shqiptar i medias me shoqaten front line.Për qytetarët e Evropës Qendore dhe Lindore, revolucionet e vitit 1989 ndryshuan thellësisht jetën politike dhe ekonomike të vendeve. Kryengritja politike që filloi në Poloni dhe u përhap më pas në Hungari, , është ngjarje që dha shkas rënies së Perdes së Hekurt dhe shëmbjes së Murit të Berlinit.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA PREZANTON PROJEKT/BUXHETIN PËR VITIN 2016
Artikulli tjetërZYRTARËT AMERIKAN: EDHE 16 TË TJERË TË AKUZUAR TEK FIFA