Në qytetin e Shkodrës është shfaqur një dokumentar që bën fjalë për fisin “Mena Bajraktarët e Lurës” pjestarët e së cilit u vranë në kohën e diktaturës komuniste për shkak se kundërshtuan regjimin.
Ndërsa pjesa tjetër që mbeti e gjallë u internuan nëpër kampe dhe u dënuan në burgje të vendit
Nga Fisi i Menajve të bajraktarit të Lurës janë pushkatuar me gjyq e pa gjyq të paktën 11 burra nga regjimi komunist.ishin kundershtare deri në vdekje të komunizmit por kurrë bashkëpunues me pushtetin në asnjë kohë e në asnjë periudhë ku vendoseshin fatet e Kombit.