Prezenca e OSBE në Shqipëri organizoi një formu diskutimi me studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mbi çështjen e personave të zhdukur gjatë periudhës së komunizmit. Erjola Likaj, këshilltare ligjore pranë prezencës së OSBE në Shqipëri dha më shumë detaje mbi këtë aktivitet.

Nertila Ljarja drejtore e departamentit të historisë tha se të rinjtë duhet të njihen më tepër me historinë ndërsa ka disa sugjerime edhe për ndryshimin e historisë.

Gjatë këtij aktiviteti u prezantua edhe një dokumentar për të zhdukurit gjatë periudhës së kominzimit, përfshirë edhe gratë. Ky material përfshinte rrëfime dhe histori të vërteta të kësaj periudhe të errët për Shqipërinë.

 

Artikulli paraprakSKURAJ, FSHATI TURISTIK I HARRUAR
Artikulli tjetërPROMOVOHET ROMANI “KOHË DASHURISH TË HARRUARA”