Lezha ishte qyteti i radhës ku kryeministri Edi Rama prezantoi platformën e bashkëqeverisjes.

Por duket, se kreu i qeverisë nuk ka shkuar në Lezhë vetëm për detyra qeveritare, por edhe për disa momente rekalsi. Ai është bërë pjesë bashkë me kryebashkiakun Pjerin Ndreu në një festë të organizuar në qendër të qytetit, e ku atmosfera është e përshtatur me ato të festive të fundvitit.

Rama ka publikuar në rrjete sociale momente gjatë kësaj vizite, e shihet teksa uron qytetarët, por edhe shijon ushqimet e shërbyera në shtëpizat e ngritura në këto vigjilje festash.

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në atmosferën festive të Krishtlindjes dhe Vitit të ri.

“S’ka si Lezha për shefa kuzhine”, shkruan Rama mbi videon e publikuar, ku shihet duke shijuar bukë me qofte.

Artikulli paraprakBLOF I POLICISË, GJYKATA LIRON BIZNESMENIN, ARMËT ISHIN ARTIZANALE
Artikulli tjetërNUK JUA MERR MENDJA SE SHKAKU I MËRZISË SUAJ NË SHTËPI,VJEN NGA KËTO SENDE!