Komedia “Zhurmat Përtej Skenës” u shfaq në teatrin “Migjeni” nga aktorët e këtij teatri me regjinë e regjisorit Enke Fezollarit. Kjo komedi e Michael Frayn është konceptuar si një teatër brenda teatrit duke treguar zhurmat e aktorëve që vijnë nga jashtë skenës siç rëndomë mund të ndodh ndonjëherë me trupat teatrore.

Pas kësaj shfaqje regjisori Enke Fezollari u shpreh se ndjen keqardhje që një qytet si Shkodra me shumë mundësi të mëdha zhvillimi është lënë e mënjanuar nga qeveria shqiptare pa financime e investime. Rita Gjeka, drejtore e teatrit “Migjeni dhe njëkohësh aktore si dhe aktori Simon Shkreli tregojnë se rolet e tyre dhe e gjithë kjo komedi ishin një eksperiencë krejtësisht e re në karrierën e tyre. Si spektatore e pranishme ishte drejtorja e teatrit të Korçës Zamira Kita e cila vlerësoi lojën e aktorëve të trupës së Shkodrës….

Në komedinë “Zhurmat Përtej Skenës” akti i parë përmban provën gjenerale, gjatë së cilës aktorët përpëliten me gabimet të hyrjes e daljes në skenë apo ngatërrimin e batutave. Një muaj me vonë shfaqja shikohet nga prapa skenës, duke zbuluar përkeqësimin e marrëdhënieve personale mes aktorëve. Në aktin e tretë mosmarrëveshjet mes aktorëve kanë arritur kulmin dhe gjithsecili është lodhur dhe pret me padurim fundin e shfaqjeve. “Zhurmat Përtej Skenës” do vijojë edhe më 6 dhe 7 nëntor në teatrin “Migjeni”.

Artikulli paraprakHAPET EKSPOZITA “LULJA SFIDON TERRIN”
Artikulli tjetërTENSIONET ME SERBINË/ PRESIDENTI BEGAJ BISEDË ME VJOSA OSMANIN: INKURAJOJ VAZHDIMIN E DIALOGUT MES PALËVE